Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha denoncoi faktin se 530 kontejnerë me mbetjet toksike janë nisur në Janar të këtij viti nga Porti i Durrësit, duke iu falsifikuar të dhënat.
Në fjalën e tij Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se qëndron në krye të skandalit me mbetjet toksike, si dhe bëri me dije se një tjetër kompani eksporton lëndë të tilla.
Kreu demokrat përshëndeti edhe protestën e banorëve në aksin Thumanë Kashar, ku u shpreh se gjatë këtyre viteve qeveria Rama i ka diskriminuar ata
SYRI TV
Lideri i opozitës Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se qëndron në krye të skandalit me eksportin e mbetjeve toksike nga porti i Durrësit.
Në fjalën e tij, Berisha teksa iu referua Rrjetit të Bazelit deklaroi se këto mbetje qëndronin në ambjent të hapur në Portin e Durrësit duke sjell ndotje të madhe, si dhe theksoi se në fillim të këtij viti janë nisur 530 konteiner me lëndë toksike, duke falsifikuar të dhënat e tyre.
Berisha bëri me dije edhe kompaninë tjetër e cila fshihet pas këtij skandali.
Kreu demokrat denocnoi se si ministrat e mazhoranca socialiste të diktuar nga Edi Rama iu kanë dhënë autorizeme kompanive duke mos ndjekur rregullat e duhura.
Berisha teksa përshëndeti protestën e banorëve në aksin në Thumanë Kashar, deklaroi se qeveria e Edi Ramës i ka diskriminuar ata.
© SYRI.net