Për koalicionet parazgjedhore kanë mbetur edhe tri ditë

Për koalicionet parazgjedhore kanë mbetur edhe tri ditë

21:41, 27/08/2024

Partitë politike që do të garojnë për zgjedhjet e 9 shkurtit kanë edhe tri ditë kohë t`i zyrtarizojnë koalicionet.

Aktualisht, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka paralajmëruar deri më sot për ndonjë koalicion, përderisa PDK pritet të garojë e vetme, e nga LDK nuk janë përgjigjur, dhe partitë si AAK dhe Nisma me partitë e tjera kanë zyrtarizuar më herët koalicionin për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Kanë mbetur edhe tre ditë afat për aplikim për subjektet politike që dëshirojnë të garojnë si koalicione në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Megjithatë, kësaj gare duket se partitë më të mëdha do t’i hyjnë të vetme.

Lëvizja Vetëvendosje pritet që të vendosë për këtë çështje deri në fund të kësaj jave, ndërsa PDK do të garojë e vetme, mëson RTK.

Televizioni ka provuar të marrë përgjigje edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës, nëse kjo parti do të hyjë në koalicion parazgjedhor, por të njëjtit nuk janë përgjigjur.

Ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate kanë lidhur koalicion për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Sipas ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, partitë politike që janë të regjistruara në KQZ dhe që dëshirojnë të garojnë përmes koalicionit, duhet ta njoftojnë KQZ-në deri më 30 gusht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco