Vizita e shefit të CIA-s/ Selimi: Vizitë shumë e rëndësishme për Kosovën. Ja për çfarë ka ardhur...

17:24, 23/08/2024

Petrit Selimi, ish-zv.ministër i Jashtëm i Kosovës ishte i ftuar i moderatores, Armela Ferko, në Syri Tv, ku foli për vizitën e shefit të CIA-s në Kosovë.

Selimi theksoi se vizita e Shefit të Agjencisë Qëndrore amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns, ishte një nga vizitat e niveleve më të larta që kemi patur në Kosovë vitet e fundit.

Kjo vizitë vjen në 3 shtete që janë pjesë e sfidës së diplomacisë amerikane siç janë Bosnja, Serbia dhe Kosova, tha Selimi.

“Kjo vizitë vjen në 3 shtete, të cilat që të gjitha, në një mënyrë apo një tjetër po shihen si zona me sfida për diplomacinë amerikane që ka edhe koncekuenca të mundshme të sigurinë. Pra Bosnja ka probelemet e veta me serbët dhe u pa që efekti ishte imediat nga cicërima (postimi) e Dodik kur tha se unë e respektoj sovranitetin e Bosnjes. Nga Beogradi nuk as fotografi e sa mesazhe përveç konfirmimit të një takimi me Vuçiç. Serbia ulet ende në disa karrige diplomatike, ka marrëdhënie në zhillim e sipër me Kinën, një antagoniste diplomatike momentalisht e SHBA-ve, natyrisht edhe me Rusinë ka bashkëpunim të thellë dhe ai bashkëpunim nuk po shihet me sy të mirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në Kosovë vizita ishte e mbështjellë me një terr informative, që është e natyrshme për shkak të natyrër së punës që ka zoti Burns. Nuk pati deklarata publike nga ana amerikane, por duket se shefi i CIA-s ka ardhur për të adresuar problemet që janë evidente në rajon. Besoj se mesazhi ka qenë se Kosova si aleate duhet të koordinojë më mirë dhe më shumë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky koordinim ka munguar disi muajt dhe vitetet e fundit.”- u shpreh Selimi.

 

Më tej ai theksoi se kjo vizitë është tepër e rëndësishme për Kosovën sepse vjen në një kohë kur kemi disa vatra konfliktesh të hapura nëpër botë siç është lufta në Ukrainë, Gaza etj dhe se SHBA-të janë të vendosura që të ruhet stabiliteti në Rajonin e Ballkanit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco