Kelmendi takon kryeprokurorët, diskutojnë lidhur me iniciativat për “mbrojtje të ligjshmërisë

Kelmendi takon kryeprokurorët, diskutojnë lidhur me iniciativat për “mbrojtje të ligjshmërisë"

16:07, 23/08/2024

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit,Besim Kelmendi, ka mbajtur kolegjiumin e rregullt me të gjithë kryeprokurorët e prokurorive të vendit, përfaqësues të prokurorive dhe prokurorët e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit ku kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të Ambasadës së SHBA-së në Kosovë.

Kelmendi diskutoi me të pranishmit lidhur me “iniciativat për mbrojtje të ligjshmërisë”.

“Lidhur me këtë, U.D. Kryeprokurori i Shtetit ka kërkuar nga kryeprokurorët e prokurorive që iniciativat për mbrojtje të ligjshmërisë nga ana e prokurorëve të rasteve të jenë sa më profesionale dhe në përputhje me standardet e hartimit të shkresave penale. Po ashtu, në këtë takim u diskutua edhe për shkëmbimin e informacioneve, veçmas në rastet që janë në interes të opinionit publik”, thuhet në njoftimin e ZKPSH-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco