Kryeministri i RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s, Albin Kurti, vizitoi ditĂ«n e sotme objektin qendror tĂ« ShĂ«rbimit Korrektues tĂ« KosovĂ«s nĂ« PrishtinĂ«, ku u takua me kreun e kĂ«tij institucioni, Ismail Dibrani.Â
Në këtë vizitë Kurti shoqërohej nga Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
“Në qëndrimin atje, u bisedua mbi punën dhe sfidat e shërbimit korrektues, teksa në 11 burgjet e Kosovës ndodhen gjithsej 1734 të burgosur, prej tyre 1120 të dënuar. U theksua miratimi i ligjit për SHKK-në me të cilin janë themeluar njësi të reja, si ato për vlerësimin dhe klasifikimin e të burgosurve, për inteligjencë, njësia ekonomike dhe themelimi i Institucionit për Trajtimin e Personave me Nevoja të Veçanta, si edhe miratimi i planit zhvillimor strategjik për SHKK-në 2023-2027, përmes të cilit synohet përmbushja e vizionit të agjencisë”, thuhet në njoftimin e qeverisë.
Gjithashtu u fol edhe për programet rehabilituese dhe aftësimin profesional për të dënuarit dhe mundësitë e bashkëpunimit me organizata të ndryshme.
Me qëllim përmirësimin e infrastrukturës, me përkrahjen e qeverisë është ndarë buxheti prej 8 milionë euro për ndërtimin e qendrave të reja korrektuese, e ato janë: Qendra Korrektuese për Femra në Lipjan; Qendra e Paraburgimit në rajonin e Prizrenit me kapacitet prej 300 shtretër; dhe zgjerimi i Institutit të Psikiatrisë Forenzike.
© SYRI.net