Largimi i avokatit të Veselit, a ishin financat arsyeja?

Largimi i avokatit të Veselit, a ishin financat arsyeja?

21:53, 22/08/2024

Kadri Veseli është i akuzuari i radhës nga ish-krerët e UÇK-së që mbetet pa avokatin kryesor.

Ben Emmerson, nuk do ta mbrojë më ish-kryetarin e Kuvendit e të PDK-së.

Në vendimin e plotë, publikuar nga Dhomat e Specializuara, përmendet se kjo erdhi si rezultat i asaj që u quajt si “prishje e pakthyeshme e raporteve klient-avokat,” por theksin Trupi Gjykues në vendimin e tij, e ka vënë tek fakti që largimi i Emmersonit, nuk do të shkaktojë vonesa në gjykim.

Megjithatë, ky largim ngriti një numër të madh reagimesh në të cilat akuzohej Ministria e Drejtësisë për pagesa të ulëta ndaj avokatëve, çka nxiti reagimin e kësaj ministrie, duke treguar shumën që kishte përfunduar në konto të Emmersonit.

“Personat që tërhiqen nga detyra e tyre mund të gjejnë justifikime të ndryshme, por pagesa e ulët nuk është një prej tyre. Avokati Ben Emmerson, i cili përfaqëson z. Kadri Veseli, ka përfituar nga Ministria e Drejtësisë një shumë prej 4,019,724.91 euro”, thuhet në reagimin e MD-së.

Nga mbrojtja e Veselit gjatë tërë ditës nuk qenë të qasshëm për të dhënë informacione lidhur me largimin e Emmersonit.

Megjithatë avokati i akredituar nga Gjykata Speciale, Taulant Hodaj thotë se në raste të tilla shkaqet financiare kryesisht janë arsyejet e largimit të avokatëve.

“Një ndër arsyejet kryesore që largohen janë financiare, kemi pasur ato paraprake nga ato të avokatit Thaçi, eshtë bërë publike, mendoj që është arsyeje sepse nuk kanë parashikuar që mund të zgjatë kaq shumë, as avokatët e as vet palët”, tha Hodaj.

Hodaj thotë Emmeron do të zëvendësohet nga dikush që është i denjë, por që do të vërehet mungesa e tij.

Amer Alija, nga Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë, që monitorojnë punën e Speciales, thotë se Veseli e Emmerson, kishin shfaqur mospajtime mes vete.

Amer Alija, Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë

“Arsyejet janë diskutuar besoj në seancat e mbyllura në mes trupit gjykues, administratës dhe mbrojtjës dhe gjykta ka ardhur në aprivim të ia aprovon tërheqjen e avokatit Ben Emmerson duke e pasur parasysh që avokatët që janë të angazhuar mund të marrin primatin. Por, pas situatës në të cilën u ndodh Veseli, një tjetër paralajmërim për largim të avokatit kryesor, ka ardhur nga ekipi i njërit prej të akuzuarve në këtë rast”, tha Alijaj.

Kryesuesi i Bordit të Fondacionit “Përkrahje për mbrojtjen juridike të Hashim Thaçit”, Ismail Syla tha se ditë më parë ka dërguar kërkesë zyrtare tek Kryeparlamentarit Glauk Konjufca, Kryeministrit Albin Kurti dhe Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për rritjen e përkrahjes financiare për mbrojtjen juridike të ish-presidentit  Thaçi.

Edhe Luka Misetiq, që mori rolin e avokatit kryesor pas largimit të George Kehoe, sipas Sylës, ka të ngjarë të ndjekë rrugën e kolegut të tij.

“Në mungesë të mjeteve financiare, jo vetëm që i është larguar njëri nga avokatët kryesorë, por por aktualisht edhe avokati kryesor i angazhuar ka paralajmëruar se mund të largohet në përiudhën e ardhshme respektivisht nga fillimi i fazës së gjykimit pas pushimeve vjetore, përkatësisht nga fundi i këtij muaji”, thuhet ne reagimin e tij.

Ani pse nuk pranuan të flasin para kamerës edhe nga zyra e Organizatës së Veteranëve të Kosovës akuzuan ministrinë e Drejtësisë për mos ndarje të mjaftueshme të fondeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco