Osmani pret në zyre ambasadoren e re të Holandës, e falënderon për mbështetjen në rrugën euroatlantike

Osmani pret në zyre ambasadoren e re të Holandës, e falënderon për mbështetjen në rrugën euroatlantike

18:25, 22/08/2024

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka takuar ambasadoren e re të Holandës, Karin Boven.

Osmani e ka falënderuar atë për mbështetjen e vazhdueshme që Holanda i ka dhënë Kosovës, përfshirë këtu edhe atë për anëtarësimin e Kosovës në institucionet euroatlantike.

Njoftimi:

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim ambasadoren e re të Mbretërisë së Holandës, Karin Boven, me rastin e dorëzimit së letrave kredenciale.

Presidentja Osmani e uroi ambasadoren për detyrën, gjersa potencoi raportet e shkëlqyera bilaterale midis Kosovës e Holandës. Në këtë frymë, Presidentja Osmani shprehu përkushtimin e saj për të vazhduar bashkëpunimin e shkëlqyer edhe gjatë mandatit të ambasadores.

Presidentja po ashtu shprehu mirënjohjen e Kosovës për përkrahjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Holandës ndaj Republikës së Kosovës, përfshirë edhe mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në institucionet euroatlantike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco