Tre persona të lënduar nga një aksident mes kamionit dhe veturës në Celinë të Rahovecit

Tre persona të lënduar nga një aksident mes kamionit dhe veturës në Celinë të Rahovecit

16:08, 22/08/2024

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë i një aksidenti mes një kamioni dhe një veture, përkatësisht në fshatin Celinë të Rahovecit.

Rasti u konfirmua për Reporteri.net, nga zëdhënësi i Policisë, Sheremet Elezaj, teksa bëri të ditur se të lënduarit tashmë janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Në fshatin Celinë-Rahovec (rruga Gjakovë-Prizren) rreth orës 14:20 dy automjete (një kamion dhe një veturë) janë përfshirë në aksident trafiku. Përveç dëmeve të konsiderueshme materiale tre persona janë dërguar për trajtim mjekësor”, thuhet në përgjigjen e Elezaj.

Po ashtu, ai njoftoi se njësia e trafikut rajonal është duke e trajtuar rastin me kujdes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco