Vuçiq takohet me ambasadorin rus të Serbisë, flasin për Kosovën dhe Urën e Ibrit

Vuçiq takohet me ambasadorin rus të Serbisë, flasin për Kosovën dhe Urën e Ibrit

15:59, 22/08/2024

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u takua sot me ambasadorin e Rusisë Aleksandr Botsan-Kharchenko, në Serbi me të cilin, bisedoi për situatën në Kosovë dhe mundësinë “e hapjes me forcë” të urës mbi lumin Ibër.

Në një postim në llogarinë e tij në Instagram, Vuçiq shkroi se ka pasur “një bisedë të hapur dhe të sinqertë me ambasadorin Botsan-Kharchenko për të gjitha temat me interes për Serbinë dhe për Federatën Ruse, si dhe për qëndrimet e Serbisë në lidhje me zhvillimet aktuale gjeopolitike globale”.

“Unë shpreha shqetësim të thellë për pasojat e mundshme që mund t’i ketë hapja me forcë e urës së Ibrit, si dhe për aktivitetet e tjera të planifikuara të regjimit të Prishtinës, të drejtuara kundër popullit serb në Kosovë”, shkroi Vuçiq, por pa dhënë detaje apo burime informacioni për planet që i përmendi.

Vuçiq, po ashtu, e falënderoi Rusinë për mbështetjen e vazhdueshme diplomatike për Rezolutën 1244 të OKB-së, si garanci të vetme ndërkombëtare për mbijetesën e serbëve në Kosovë./REL

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco