Kosova sot nënshkruan marrëveshjen e grantit afro 35 milionëshe me USAID-in

Kosova sot nënshkruan marrëveshjen e grantit afro 35 milionëshe me USAID-in

09:44, 21/08/2024

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bashkë me Mary Elieen Deviit, në emër të USAID-it, do të nënshkruajnë sot marrëveshjen e grantit për objektivat zhvillimore në vlerë prej 34.5 milionë dollarësh.

Kështu thuhet në njoftimin e presidencës.

“Më 21.08.2024, në orën 11:00, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe USAID nënshkruajnë marrëveshjen e grantit në vlerë prej 34.5 milion dollarësh”, thuhet në njoftim.

Pas ceremonisë, Osmani dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, pritet të deklarohen për media.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco