Tërhiqet nga vendngjarja trupi i pajetë i burrit që u vra sonte në Prishtinë

Tërhiqet nga vendngjarja trupi i pajetë i burrit që u vra sonte në Prishtinë

23:02, 20/08/2024

Trupi i pajetë i burrit që u vra sonte në rrugën “Ismet Krasniqi” në Prishtinë, tashmë është larguar nga vendi i ngjarjes.

Në pamjet e publikuara nga Klan Kosova, shihet automjeti i Forenzikës duke u larguar nga vendngjarja.

E dyshuar për vrasjen është një grua me inicialet N.M, e cila është vetdorëzuar në Polici.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Sot rreth orës 19:20 kemi pranuar informatën për një vrasje, që ka ndodhë në rrugën “Ismet Krasniqi” në Prishtinë. Menjëherë policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Lidhur me rastin është vetëdorzuar një person e dyshuara: -N.M. femër. Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit  janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast”, ka thënë Ahmeti

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco