Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Në Hagë, sot për të dytën ditë me radhë, pritet të vazhdojë dëshminë dëshmitari i 76-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, ish-oficeri i forcave amerikane në KFOR, Steven Rusell. Në sallën e gjyqit ai të hënen kishte ardhur i shoqëruar nga tre përfaqësues të qeverisë amerikane.
Ish-oficeri i forcave amerikane të KFOR-it u përball edhe me mbrojtjen e të akuzuarve pasi në dëshminë e tij me shkrim Rusell kishte dhënë disa deklarata të çuditshme lidhur me ndërhyrjen e trupave të NATO-s në Kosovë.
Avokatja e Hashim Thaçit, Nina Tavakoli, e pyeti atë lidhur me qëndrimet tij, rreth deklaratës së dhënë para prokurorisë ku kishte thënë se fushata ajrore e NATO-s më shumë impononte një rezultat dhe nuk kishte qëllim paqeruajtës.
What Is The Best Supply Chain Management Software 2024?Supply Chain Software I Search AdsNë çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët, për këtë javë pritet të mbahen tri seanca, raporton RTKlive.
Ndryshe rasti gjyqësor ‘Hashim Thaçi dhe të tjerët’, filloi më 3 prill 2023 me deklaratat hyrëse të Prokurorit të Specializuar dhe të përfaqësuesit të viktimave, ndjekur nga ekipet e mbrojtjes më 4 dhe 5 prill 2023.
Kujtojmë se Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.
© SYRI.net