PDK: Vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme me 30 qershor ose 7 korrik, qeveri e dobët dhe denigruese

PDK: Vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme me 30 qershor ose 7 korrik, qeveri e dobët dhe denigruese

13:17, 20/05/2024

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka thënë se vendi duhet t’i drejtohet kutive të votimit me 30 qershor, ose 7 korrik, data këto të propozuara nga kjo parti opozitare.

Tahiri i PDK-së, tha se deri të enjten tjetër, Kuvendi duhet të shpërndahet, ani pse theksoi se ende s’ka dakordim mes partive opozitare.

“Jemi në periudhën, apo më mirë me thënë jemi në afatet të fundit kohore kur duhet të procedohet me mocionin për shpërndarjen e Kuvendit, që vendi ti drejtohet kutive të votimit me datën 30 qershor, apo 7 korrik siç i kemi propozuar. E enjta tjetër është data e fundit kur Kuvendi duhet të shpërndahet. Ende nuk jemi në situatë ku kemi dakordim mes grupeve parlamentare që vendi të shkoj në zgjedhje të parakohshme”, tha Tahiri në konferencë.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së theksoi se nuk ka kuptim që vendi të shkojë në zgjedhje në tetor, pasi s’duhet që vendi të zgjat me këtë qeverisje të dobët.

“Si Grup Parlamentar jemi në komunikim intensiv me te gjitha palët që Kosova të shkojë në zgjedhje, qoftë më 20 qershor ose me 7 korrik. Të vetëm se kemi fuqinë në Kuvendin e Kosovës. E kemi potencuar të gjitha dëmet që po i vuajnë qytetarët e këtij vendi, për shkak të kësaj qeverisje të dobët e degraduese. Është mirë qe së bashku ta finalizojmë me seancë në javën tjetër qe t’i kapim datat 30 qershor ose 7 korrik. Nuk ka kuptim qe tetori të jetë muaj që vendi të shkoj në zgjedhje. Fillimi i kësaj vere është koha, e në të kundërtën do ia zgjasim edhe 8 muaj qe vendi ynë të ketë një qeverisje kaq të dobët. Edhe dështimi në Këshillin e Evropës është arsye shtesë, as se kemi ekonominë, as arsimin andaj iu bëj thirrje grupeve opozitarë qe më 30 qershor t’i drejtohemi kutive të votimit, tha ai.

Lidhur me këtë, shefja e grupit parlametar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila tha se duhet të ketë unitet mes grupeve parlamentare të opozitës për shpërndarje të Kuvendit, derisa shtoi se si parti e pozitës s’kanë frikë nga shkuarje në zgjedhje.

“Jemi deklaruar si pozitë që në rast se ka unitet në grupet paralmentare të opozitës për shpërndarje ne e mbështesim. Se kemi thënë që kemi frikë nga shkuarje në zgjedhje, por smund ta bëjmë këtë vetëm me njërin grup parlamentar, duhet të ketë unitet. Konsiderojmë që kjo qeveri i ka plotësuar kushtet për një mandat të plotë. Nuk ka kuptim të mbështet vetëm një grup opozitar”, tha ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco