Zhulali: Koha i ka dhënë të drejtë Kurtit! Me ndihmën e Rusisë, Serbia ka agjendë destruktive në rajon!

18:31, 13/05/2024

E ftuar në TASK FORCE në SYRI TV, ekspertja për marrëdhëniet ndërkombëtare, Ilda Zhulali ka komentuar pritjen e anëtarësimit të Kosovës në KiE gjatë seancës që pritet të mbahet nsë 16 maj.

Zhulali theksoi se ‘koha i ka dhënë të drejtë Albin Kurtit pasi është përpjekur t’i bëjë me dije partnerëve se këtu kemi të bëjmë me një faktor destabilizimi që është Serbia’.

‘Serbia po ndjek një agjendë destruktive në rajon. Me rrethanat e reja gjeopolitike dhe gjithë ndihmën që po merr nga Rusia, Serbia po e amplifikon këtë qëndrim dhe ashtu siç u dëshmua edhe me sulmin terrorist në Banjskë është Serbia që përbën problemin kryesor në rajon’, u shpreh Zhulali.

Zhulali: Koha i ka dhënë të drejtë Albin Kurtit. Kurti është përpjekur t’i bëjë me dije partnerëve se këtu kemi të bëjmë me një faktor destabilizimi që është Serbia.

Serbia po ndjek një agjendë destruktive në rajon. Me rrethanat e reja gjeopolitike dhe gjithë ndihmën që po merr nga Rusia, Serbia po e amplifikon këtë qëndrim dhe ashtu siç u dëshmua edhe me sulmin terrorist në Banjskë është Serbia që përbën problemin kryesor në rajon.

Albin Kurti me qëndresën që ka bërë duke mos lejuar asnjë shteg për t’ju devijuar kësaj panorame pasi kjo është e vërteta dhe kjo e vërtetë kërkon një qasje tjetër nga ajo që po bën ShBA dhe BE në raport me dialogun. Nuk mund të trajtohet dialogu sikur këtu ke dy partnerë të cilët duan realisht të shkojnë njëkohësisht dhe në mënyrë të njëtrajtshme drejt një zgjidhje paqësore, jo! Ke një Serbi që ka agjendën e ‘Serbisë së madhe’ dhe nga ana tjetër Kosovën që ka një agjendë të qartë që do të anëtarësohet në BE shtet formuese e cila do që të ndërtojë hap pas hapi të ardhmen e vetë, ama këtë të ardhme e ka të qartë europiane dhe euroatlantike.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco