U qëllua për vdekje në sy të bashkëshortes dhe vajzës së tij, dalin pamjet e te riut pajetë në makinë! Dinamika e atentatit

U qëllua për vdekje në sy të bashkëshortes dhe vajzës së tij, dalin pamjet e te riut pajetë në makinë! Dinamika e atentatit

08:19, 10/05/2024

Këto janë pamjet pak pas atentati mafioz mbrëmjen e së enjtes (9 Maj) ku u qëllua për vdekje Roan Brahimi.

Në foto shihet 32-vjeçari i pajetë brenda automjetit të tij tip Mercedez Benz. Roan Brahimi ndodhet i shtrirë në sendiljen e shoferit, ndërsa një grua, e cila mendohet se është bashkëshortja e tij, shihet e ulur në tokë pranë makinës teksa mban duart në kokë.

Mediat në Athinë thonë se ngjarja ka ndodhur në sy të fëmijës se tij, ndersa dyshohet se krimi eshte kryer për larje hesapesh mes grupeve kriminale.

Ndërkohë e gjithë skena e krimit është parë nga dëshmitarë okularë, që ishin të pranishën në vendin ku ndodhi atentati.

“Vajza ime e vogël po luante me femijen e tij. Dëgjuam të shtënat dhe vrapova për të parë nëse ishte diçka apo ishte thjesht një lojë. Vogëlushja qante dhe thoshte “babai im, babi im”, thotë një grua dëshmitare.

“Dëgjuam të shtënat. E kuptuam që diçka ndodhi, vrapuam, pamë makinën të parkuar në cep dhe gruaja e tij bërtiste “ndihmë, ndihmë”, përshkruan një dëshmitar okular, duke përmendur se çifti ishte vetëm në makinë.

“Ishin dy të shtëna, si dinamit. E pashë djalin të mbuluar me gjak”, thotë një tjetër dëshmitar okular.

Hetimet për ngjarjen e përgjakshme janë duke u zhvilluar.

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco