Szunyog: Sundimi i ligjit, fushë kyçe në rrugën e Kosovës drejt BE-së

Szunyog: Sundimi i ligjit, fushë kyçe në rrugën e Kosovës drejt BE-së

18:23, 08/05/2024

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, e ka zhvilluar një takim me ministren e Drejtësisë Albulena Haxhiu.

Gjatë këtij takimi, u diskutua bashkëpunimi i Kosovës me BE-në në fushën e sundimit të ligjit.

Szunyog, tha se kjo është një fushë kyçe në rrugën e Kosovës drejt BE-së.

“Theksoi nevojën që Kosova të shtojë përpjekjet e saj për reforma, veçanërisht në dritën e përgatitjes së Raportit të ardhshëm Vjetor”, ka shkruar ai në X.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco