Ahmeti për koalicionin që mbështet Kurti: Në mbrëmje do ta dorëzojnë peshqirin nga goditjet e forta

Ahmeti për koalicionin që mbështet Kurti: Në mbrëmje do ta dorëzojnë peshqirin nga goditjet e forta

16:30, 08/05/2024

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka thënë se koalicioni VLEN, i mbështetur nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti, “në mbrëmje do të dorëzojë peshqirin në ring sepse goditjet do të jenë shumë të forta”.

Ahmeti para gazetarëve ka thënë se pret që rezultatet të pranohen nga të gjithë, teksa shton se vullneti i shqiptarëve është i pakapërcyeshëm.

““Mirë që e bëjnë dhe ju ndihmon, por në mbrëmje peshqirin do ta dorëzojnë në ring sepse goditjet do të jenë shumë të forta…Të gjitha palët duhet të mendojnë se me 9 maj, nesër, duhet të punohet për shtetin, për paqen, për ardhmërinë, ekonominë, standardin jetësor dhe jo me fraza patriotike folkloriste dhe vullneti i shqiptarëve është i pakapërcyeshëm. Ai që do paqen dhe stabilitetin respekton edhe vullnetin”, ka thënë ai.

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut kanë filluar të votojnë mëngjesin e së mërkurës për ta zgjedhur presidentin dhe Parlamentin e ri të vendit në zgjedhje të dyfishta.

Sipas të dhënave të KSHZ-së deri orën 15:00 pjesëmarrja në zgjedhjet presidenciale është 32.16%, ndërsa për zgjedhjet parlamentare 36.94%.

Për zgjedhjet presidenciale janë regjistruar 1.814.317 votues, ndërsa për zgjedhjet parlamentare ky numër është 1.815.350 votues.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco