‘Bllokohet’ anëtarësimi në KiE, Kurti: Mos na pyetni neve, pyetni ata çka s’paska plotësuar Kosova

‘Bllokohet’ anëtarësimi në KiE, Kurti: Mos na pyetni neve, pyetni ata çka s’paska plotësuar Kosova

15:10, 08/05/2024

Qeveria e Kosovës e ka refuzuar kushtëzimin me Asociacionin e komunave me shumicë serbe për anëtarësimin në Këshillin e Evropës.

Kryeministri Albin Kurti, në një konferencë pas përfundimit të mbledhjes, tha se çështja e anëtarësimit në KiE nuk varet nga qeveria.

“Më besoni, po të varej prej meje do të vendosej në agjendë dhe para Kosovës. Më 82 për qind, asambleja ka votuar në favor të Kosovës, por, nuk mund të marr rolin që të flasë në emër të shteteve aty, është mirë që atyre t’u bëhen pyetjet, çka s’paska plotësuar Kosova, pse raporti i juristëve konstaton vlerësimin në mënyrën më të lartë të mundshme”, tha shefi i qeverisë.

Tutje, Kurti përmendi disa prej fjalëve të mira për Kosovën në raportet e juristëve të KiE-së

Megjithatë, ai ka përsëriti se përgjigja mbetet te shtetet anëtare.

“Shpresoj më të mirën në ditët në vijim, por ritheksoj se përgjigja në pyetjet se çka do të bëhet me anëtarësimin e Kosovës s‘është më në Prishtinë, varet prej tyre. Kosova ka pasur padrejtësi në të kaluarën dhe aktuale, por s’kemi përgjegjësi as faj për këtë gjë. Kemi plotësuar gjithçka, thuhet qartë në raportet e tyre”, u shpreh kryeministri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco