Bie kërkesa e aplikimit për dokumente, Agjencia e Regjistrimit Civil rikthen orarin e zakonshëm

Bie kërkesa e aplikimit për dokumente, Agjencia e Regjistrimit Civil rikthen orarin e zakonshëm

15:01, 08/05/2024
Agjencia e Regjistrimit Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme do të ndërpresë punën me orar të zgjatur nga dita e sotme.
 

Ky vendim është marrë bazuar në procesin e punës të departamenteve përkatëse për rënie të kërkesave për aplikim për dokumente, andaj bazuar në këtë trend është marr vendim që të punohet vetëm me orar të rregullt.

Në qendrat për pajisje me dokumente do të punohet vetëm edhe këtë të shtune, datë 11.05.2024 dhe do të punohet nga ora 08:00, deri në ora 16:00.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco