Agjencia për Konfiskim dhe Sekuestrim kryen kontrolle në restorantin e Radoiçiqit në veri

Agjencia për Konfiskim dhe Sekuestrim kryen kontrolle në restorantin e Radoiçiqit në veri

11:31, 08/05/2024

Agjencia për Konfiskimin dhe Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar është duke zhvilluar një kontroll në objektin e restorantit “Grey” që ka qenë pronë e ish-zyrtarit të Listës Serbe të sanksionuar nga SHBA, Milan Radoiçiq.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Veri, Veton Elshani, për IndeksOnline, ka thënë se Agjencia është duke e bërë evidentimin e pasurisë së sekuestruar.

“Po bëhet evidentimi i pasurisë së sekuestruar nga ana e Agjencisë”, ka thënë Elshani shkurt për IndeksOnline.

Restoranti në pronësi të Milan Radoiçiq, autorit dhe organizatorit të sulmit të sulmit terrorist të 24 shtatorit, ishte sekuestruar më 4 prill.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco