Muharremi tergon pse po bëhet debati për korrupsionin në Kosovë

Muharremi tergon pse po bëhet debati për korrupsionin në Kosovë

16:32, 02/05/2024

Analisti Shenoll Muharremi ka komentuar debatin për korrupsion që sot pozita dhe pozita kanë zhvilluar në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka bërë me dije se ky debati në Kosovë më shumë bëhet që partitë politike ta fajësojnë njëra-tjetrën.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kurrë nuk diskutohet se si të zgjidhet kjo cështje.

“Kur diskutohet për korrupcion në Kosovë krijohet përshtypja që nuk po diskutohet me tentu me e zgjidh këtë fenomen. Më shumë kjo bëhët me e fajsu dhe me luftu njëri-tjetrin politikanët dhe partitë politike. Nga diskutimet dhe dikursi e narrativi, nuk po duket që po diskutohet si të rregullohet kjo problematikë që ka kosto shumë të lartë për ekonominë, përfshi për reputacionin e shtetit por edhe jetën e qytetarëve. Korrupcioni është kancer socio-ekonomik. Duket që ka diçka në DNA të disa partrive politike në Kosovë ku lufta me njëri-tjetrin kthehet në qëllim ultimat të tyre, e qëllimet publike dhe qeverisja mbesin vetëm mjete, jo qëllim për me transformu pozitivisht jetën dhe ekonominë”, ka shkruar Muharremi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco