ASK i shkoi në shtëpi për regjistrim, Kurti: Ishte proces i lehtë dhe i shpejtë

ASK i shkoi në shtëpi për regjistrim, Kurti: Ishte proces i lehtë dhe i shpejtë

16:31, 02/05/2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se ka kryer procesin e regjistrimit të familjes së tij.

Me një video të publikuar ai ka treguar se procesi ishte i thjeshtë dhe i shpejtë.

Ai ka shkruar se procesi i regjistrimit të popullsisë është vendimtar për dhjetëvjeçarin e ardhshëm të politikave të Kosovës si shtet.

“Unë u regjistrova. Ishte një proces i lehtë e i thjeshtë, si dhe i shpejtë që zgjati më pak se dhjetë minuta. Është aq i rëndësishëm ky regjistrim i popullsisë saqë vendimtar për dhjetë vjeçarin e ardhshëm të politikave tona si shtet e të progresit tonë si shoqëri. Andaj regjistrohuni edhe ju për të planifikuar të ardhmen!”, ka shkruar Kurti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco