Starova: Vendimi i KiE, është një argument se pretendimet e Serbisë me dialogun janë të stisura dhe të pabaza

Starova: Vendimi i KiE, është një argument se pretendimet e Serbisë me dialogun janë të stisura dhe të pabaza

08:10, 19/04/2024

Serbia ka nisur një hakmarrje frontale ndaj Kosovës, e cila arritit të shënojë suksesin e radhës diplomatik në arenën ndërkombëtare, ku Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës e cila hapi një dritë jeshile për anëtarësimin e Kosovës në këtë strukturë kyçe të vetë BE-së.

I ftuar në studion e emisionit “Drejt” në “Ora News”, politikani dhe diplomati Arjan Starova e vlerësoi këtë si një moment të rëndësishëm për shtetin e Kosovës.

“Pa dyshim që është një ngjarje e madhe e cila lidhet me vlerat demokratike. Është një lajm shumë i bukur dhe shumë i gëzueshëm për shqiptarët.

Është një ngjarje që shërben për t’i treguar Serbisë dhe kujtdo tjetër që këtu nuk ka probleme të pakicave, siç i mëshojnë vazhdimisht ata edhe me temën e Asociacionit, dhe të gjithë pretendimet e serbëve që e kërkojnë me ngulm është një asociacion i stisur.

Pra, kjo është një ngjarje shumë e madhe edhe për atë që janë dhe temat për dialogun me Serrbinë, dhe ai për dinarin që për mua është një debat kot dhe pa vlerë.

Shqiptarët e dinë shumë mirë këtë, por këtë ta dëgjojnë edhe ndërkombëtarët e tjerë që ky dialog duhet zhvilluar mbi parimet kushtetuese të Kosovës, pasi atje nuk ka probleme të të drejtave të njeriut.

Pra, është një vendim për të treguar se gjithë këto pretendimev që ngrihen nuk janë kështu siç i thotë Serbia”, u shpreh ndër të tjera Arjan Starova.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme Departamenti Amerikan i Shtetit i ka bërë thirrje Serbisë të vetëpërmbahet nga veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara, dhe ka thënë se pret lirimin e menjëhershëm të zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq.

DASH u bëri thirrje autoriteteve serbe të veprojnë me transparencë dhe në përputhje të plotë me ligjin në lidhje me qytetarët kosovarë të ndaluar në Serbi ditën e djeshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco