Vuciq në Instagram: Sapo filluan bisedat e vështira

Vuciq në Instagram: Sapo filluan bisedat e vështira

11:03, 14/09/2023

“Bisedimet e vështira në Bruksel sapo kanë filluar”.

Kështu ka shkruar në Instagramin zyrtar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për nisjen e takimeve në Bruksel me ndërmjetësit europianë dhe më pas edhe atë trepalësh me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

 

Vuçiq ka vazhduar retorikën e tij se vendi i tij gjendet në një pozitë të ngushtë në raport me marrëdhënet me Kosovën.

Në këtë takim, siç ka njoftuar BE, do të diskutohet për marrëveshjen bazë dhe për çështjet aktuale.

Vuçiq sot ka pranuar të ulet në tavolinë me Kurtin, pasi herën e fundit kur në Bruksel u mbajt takimi i nivelit të lartë Kosovë-Serbi, ai pati refuzuar.

Kryeministri Kurti ka kërkuar në vazhdimësi që marrëveshja e fundit e arritur në Bruksel e Ohër të zbatohet në tërësi dhe pa kushte.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco