Reagojnë nga Shqipëria, Majko: Konflikti shqiptaro-serb është një hap larg

Reagojnë nga Shqipëria, Majko: Konflikti shqiptaro-serb është një hap larg

17:34, 29/05/2023

Tensionet që nisën të premtën e javës që shkoi pasi Policia e Kosovës ndërhyri në procesin e futjes së kryetarëve të rinj në objektet e komunave veriore, janë rikthyer përsëri sot në veri të vendit.

Reagime anë e mbanë fushës politike pati qysh nga e premtja, të cilat po vazhdojnë edhe gjatë ditë së sotme.

I fundit na vjen nga Shqipëria, kryesisht nga ish-kryeministri shqiptar dhe një prej figurave kryesore të Partisë Socialiste, Pandeli Majko.

Ai në këtë reagim tha se konflikti shqiptaro-serb është një hap larg dhe se shërbimet ruse po punojnë që ta shfrytëzojnë këtë situatë.

“Konflikti shqiptaro-serb është një hap larg! Shërbimet ruse po punojnë nën “alibinë” e krijuar! Këmbëngulja për të bërë gjënë e duhur, në politikë, bëhet shpesh justifikim për rezultatin e gabuar”, thuhet në postimin e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco