Automjetet e Policisë së Kosovës mbesin të bllokuara në Zveçan

Automjetet e Policisë së Kosovës mbesin të bllokuara në Zveçan

17:23, 29/05/2023

Disa pjesëtarë të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, kanë kërkuar të hënën nga zyrtarët e Listës Serbe, që t’u mundësojnë tri automjeteve të Policisë së Kosovës, të cilat janë të parkuara para ndërtesës Komunale në Zveçan, të lëvizin.

Ata po ashtu kërkuan që t’u mundësohet edhe policëve që janë brenda të hyjnë në ndërtesën e komunës

Megjithatë, një gjë të tillë po vazhdon të kundërshtohet nga protestuesit serbë. Serbët po kërkojnë nga Policia e Kosovës që të largohet nga kjo zonë.

Por, kjo kërkesë është refuzuar nga autoritetet e Kosovës. Policët e Kosovës në automjete gjenden aty që nga orët e hershme të mëngjesit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco