Eskalon situata në Zveçan, serbët përplasen me ushtarët e KFOR-it, raportohet për të lënduar

Eskalon situata në Zveçan, serbët përplasen me ushtarët e KFOR-it, raportohet për të lënduar

16:59, 29/05/2023

Situata ka eskaluar në Zveçan, para pak minutash.

Trupat e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, kanë ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit serbë, të tubuar para ndërtesës së komunës së Zveçanit.

Që nga mëngjesi i 29 majit, grupe të serbëve kanë protestuar në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Gjatë ndërhyrjes së KFOR-it janë dëgjuar shpërthime të shumta, teksa protestuesit janë parë duke hedhur gjësende në drejtim të trupave ndërkombëtare.

Po ashtu, një veturë është parë duke u djegur nga mjetet shpërthyese që janë hedhur.

“Ju po shkaktoni trazira. Po e rrezikoni veten dhe komunitetin tuaj. Largohuni nga zona dhe shkoni në shtëpi – në të kundërtën, KFOR-i do të detyrohet të ndërhyjë”, ishte audio-paralajmërimi i KFOR-it.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco