VV e uron kryetarin e saj në Mitrovicë të Veriut për vendimin e parë

VV e uron kryetarin e saj në Mitrovicë të Veriut për vendimin e parë

16:40, 29/05/2023

Sekretari i Përgjithshëm i Vetëvendosjes, Alim Rama, ka njoftuar se së bashku me aktivistë i kanë uruar sërish kryetarit të Mitrovicës së Veriut Erden Atiqit fillimin e detyrës.

Ata e kanë uruar edhe për vendimin e parë si kryetar i komunës, e që ishte një letër dërguar KOSTT-it dhe ZRRE-së për nisjen e pagesës ës energjisë elektrike në institucionet publike të komunës.

Në fotografinë e shpërndarë, përveç Rama duket edhe asamblisti nga Prishtina, Egzon Azemi, njëherit këshilltari i Arben Vitisë.

Image

Ndërkohë, në zyren e kryetarit të Leposaviqit, z. Lulzim Hetemi, është raportuar se është futuar Salih Zyba, deputet i kësaj partie.

Kujtojmë që edhe Atiq por edhe  Hetemi nuk shkuan në një takim ku ishin thirrur nga ambasadori amerikan. Dy kryetarët tjerë të komunave veriore, Ilir Peci dhe Izmir Zeqiri nga PDK-ja, i ishin përgjigjur pozitivisht ftesës.

Postimi:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco