Molliqaj: Kurti po tërhiqet

Molliqaj: Kurti po tërhiqet

16:15, 29/05/2023

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj ka komentuar zhvillimet në veri të vendit ku thotë se kryeministri Kurti po tërhiqet, teksa shton se Asociacioni po pranohet.

“Zhvillimet e fundit në veri janë episodi i targave nr. 2. Kurti po tërhiqet, sikur pati ndodhur më heret. Ndërkohë, stututi i Asociacionit po pranohet. Por, pas tërheqjes pak kush do të pyes për rezultatin, siç nuk pyet askush sot pse nuk u realizua “ligjshmëria e targave”, shkruan Molliqaj.

“Nëse prej këtij gjesti “çlirimtar” e “sovranist” përfundojmë te Asociacioni, këtu kemi një kontradiktë logjike. Pasoja logjike e kësaj ndërhyrjeje nuk është Asociacioni, por sovraniteti. Çështja është se kemi të bëjmë me një gjest”, shton Molliqaj.

Molliqaj thotë se, tash Kurti e ka një apologji për statutin – kinse provoi.

“Gjesti shpesh shenjon diçka, më shpesh shquan dikë. Por, ai është veç sjellje që nuk e lëvizë nga rruga procesin. Pasojë e gjestit është Kurti, kurse rezultat i procesit është Asociacioni që për çudi do ta nënshkruajë vetë Kurti. Por, të dashur miq, gjërat janë ndarë. Lavdia i mbetet liderit, kurse autonomia Kosovës. Tash Kurti e ka një apologji për statutin – kinse provoi. Një pranim “heroik”, përfundon Molliqaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco