AGK reagon pas djegies së veturës së Tëvë1, i bën thirrje NATO-s dhe EULEX-it për reagim

AGK reagon pas djegies së veturës së Tëvë1, i bën thirrje NATO-s dhe EULEX-it për reagim

16:03, 29/05/2023

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pas djegies së veturës së tëvë1 në Zubin Potok.

AGK-ja ka theksuar se kjo është sjellje e patolerueshme, teksa i ka bërë thirrje edhe NATO-s dhe EULEX-it që të reagojnë sa më pare në mënyrë që gazetarët të raportojnë pa u rrezikuar.

“Në fotografitë dërguar AGK-së, shihet se i janë thyer xhamat dhe shpërthyer gomat e veturës, e më pastaj edhe e vënë në flakë.  Për AGK-në, kjo sjellje është e patolerueshme, dhe u bëjëm thirrje NATO Kosovo Force – KFOR dhe EULEX Kosovo (Official) të reagojnë sa më parë në mënyrë që kolegët të raportojnë pa u rrezikuar, penguar e dëmtuar pajisjet e tyre të punës”, thuhet në komunikatë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco