Detaje: Thaçi gjendet në Burojë të Drenicës, erdhi ta vizitojë nënën e tij të sëmurë

Detaje: Thaçi gjendet në Burojë të Drenicës, erdhi ta vizitojë nënën e tij të sëmurë

15:54, 29/05/2023

Ish-presidenti Thaçi në Burojë, i lejohet vizita te nëna e tij me gjendje të përkeqësuar shëndetësore

Ish-presidenti Hashim Thaçi që nga ora 12:30 është në Kosovë.

Atij i është lejuar që të vij në Burojë, nën masa të ashpra të sigurisë, për ta vizituar nënën e tij, të cilës i është përkeqësuar gjendja shëndetësore.

Sipas gazetarëve, forca të shumta të sigurisë janë parë në Burojë, ku siç mësohet Thaçit i është lejuar t’i takojë vetëm prindërit e tij dhe askënd tjetër prej anëtarëve të tjerë të familjes.

Po ashtu, në afërsi të shtëpisë së familjes Thaçi në Burojë është i vështirësuar edhe komunikimi, pasi siç duket për shkak të masave të sigurisë është ndërprerë edhe rrjeti i internetit dhe telefonisë.

Nëna e ish-presidentit Thaçi është liruar ditë më parë nga QKUK-ja, ku ishte trajtuar 5 ditë radhazi. Ajo, siç mësohet, tani është duke u trajtuar nga mjekët në kushte shtëpiake.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco