Gjykata Speciale tregon detaje për ardhjen e Hashim Thaçit në Kosovë

Gjykata Speciale tregon detaje për ardhjen e Hashim Thaçit në Kosovë

15:44, 29/05/2023

Gjykata Speciale e ka konfirmuar lajmin se ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ndodhet në Kosovë.

Nga Specialja kanë treguar se Thaçi po i bënë një vizitë familjes.

Më tej nga Kjo gjykatë kanë treguar se ish-Presidenti Thaçi mbetet në paraburgim dhe se vizita e tij po asistohet nga EULEX-i dhe Policia e Kosovës.

“Për shkak të arsyeve bindëse humanitare, Trupi Gjykues ka udhëzuar Sekretarin që të menaxhojë një vizitë paraburgimi në Kosovë për Hashim Thaçin për të takuar familjen. I akuzuari mbetet në paraburgim nga Dhomat e Specializuara. EULEX-i dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës Speciale për Front Online.

Mësohet se arsyeja e ardhjes së Thaçit është për ta vizituar nënën e tij, e cila ditë më parë kishte edhe probleme shëndetësore.

Nëna e ish-presidentit  Hashim Thaçi, ishte liruar ditë më parë nga QKUK-ja, ku ishte trajtuar pesë ditë radhazi.

Ajo, tani është duke u trajtuar nga mjekët në kushte shtëpiake.

Hashim Thaçi pritet që gjatë ditës të kthehet në Hagë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco