Tjetër sulm nga gazetarëve në veri

Tjetër sulm nga gazetarëve në veri

15:27, 29/05/2023

Një tjetër sulm ndaj gazetarëve ka ndodhur ditën e sotme gjatë protestës në veri të Kosovës.

Kësaj here, në Komunën e Zubin Potokut protestuesit serb kanë sulmuar veturën e gazetarëve të TV1, të cilës ia kanë thyer edhe xhamin.

Ndërsa, sot veri të Kosovës janë sulmuar edhe gazetarë të tjerë të cilët kanë raportuar drejtpërdrejt nga vendet ku po mbahen protestat.

Një veturë e mediumit Top Channel është vandalizuar nga protestuesit në Zveçan, në të cilën po udhëtonin katër gazetarë të medieve të ndryshme, përfshirë korrespondenti i Euronews Albania, Kosovë Gjoci, i cili është vandalizuar me sloganin nacionalist, si dhe me qëllimin që të mos mund ta ngasin më tej.

Po ashtu, janë dëmtuar edhe veturat e gazetarëve të KALLXO.com dhe RTV Dukagjini, si dhe ka pasur tentim sulmi edhe ndaj ekipit të Periskopit në Zveçan, ku dy persona të maskuar kanë tentuar të sulmojnë ekipin e Periskopit, ku gazetarit të këtij mediumi kanë arritur t’ia shqyejnë edhe maicen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco