Berisha: Kurti për diçka ka qenë konsistent, është qasja e vazhdueshme kundër ShBA-së

Berisha: Kurti për diçka ka qenë konsistent, është qasja e vazhdueshme kundër ShBA-së

15:21, 29/05/2023

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, ka kritikuar kryeministrin, Albin Kurtin, për qasjen e tij “anti-perëndimore”.

Berisha ka thënë se adresimi i fajit të Kurti për ngjarjet në Kosovë, sidomos për kritikat që ka marrë Qeveria e Kosovës dhe Kurti nga ShBA-ja për ngjarjet në veri të vendit, është i padrejtë, pasi qasja e tij kundër ShBA-së është, pikërisht qasja që ka qenë konsistent dhe i sinqertë.

“Adresimi i fajit te Kurti për ngjarjet ne Kosovë e sidomos konfrontimi me SHBA-te dhe perëndimin është i padrejte. Kurti, nëse për diçka ka qene konsistent dhe i sinqerte, ka qene pikërisht qasja e tij e vazhdueshme kundër SHBA-se dhe perëndimit ne përgjithësi. Çfarë ka ndodhur qe Kurtin nuk e dëgjonte askush e tani paraqet mendimin e shumicës shqiptare, qe qartazi, me sjellje, me mendime e me veprime është anti-perëndimore duhet kërkuar tek shoqëria kosovare ne përgjithësi, e tek shqiptaret ne veçante duke qene se jemi shumice”, ka shkruar Berisha.

Postimi i plotë, pa ndërhyrje: 

Adresimi i fajit te Kurti per ngjarjet ne Kosovë e sidomos konfrontimi me SHBA-te dhe perendimin eshte i padrejte.

Kurti, nese per diçka ka qene konsistent dhe i sinqerte, ka qene pikerisht qasja e tij e vazhdueshme kunder SHBA-se dhe perendimit ne pergjithesi.

Çfare ka ndodhur qe Kurtin nuk e degjonte askush e tani paraqet mendimin e shumices shqiptare, qe qartazi, me sjellje, me mendime e me veprime eshte antiperendimore duhet kerkuar tek shoqeria kosovare ne pergjithesi, e tek shqiptaret ne veçante duke qene se jemi shumice.

Ne rrafshin politik dominon pergjegjesia e Lidhjes Demokratike te Kosovës, si bartesja kryesore e rrezimit te mentalitetit lindor dhe rilidhjes se ures me perendimin qe solli lirine, pavaresine dhe demokracine ne Kosove. Lufta çlirimtare ishte vetem zgjatim i ketij koncepti qe mori legjitimitetin nderkombetar pikerisht ne orientimin e principeve te botes perendimore.

Ne vend qe ne te vazhdonim rrugen qe solli te arriturat me te medha per kombin shqiptar ndodhi nje prapakthim tragjik, nje marrezi politike duke u rreshtuar kunder kultures perendimore rrjedhimisht kunder lirise e demokracise si model jetese.

Riorientimi ideologjik lindor ku ka me pak ose hiç liri, ku ka autokraci dhe ku shteti eshte instrument ideologjik aty Kosova mund te kete vetem mundesine e izolimit dhe realizimin e interesave te Serbise ne politiken e saj te proklamuar me dekada per paaftesine tone organizative.

Ne vend te ruajtjes se parimit e orientimit te dr Rugovës, politika u katandis ne tallava te pershtatjes se ideologeve primitivë, pershtatje te mases primitive, injorante e ne thelb jashte tradites shqiptare, duke u rreshtuar jashte kontekstit kombetar e europian.

Kurti, jo vetem qe nuk u pengua ne kete qellim te tij politik por ai heshturazi u perkrahe qofte me imitimin e populizmit qofte me mosreagime, e asnjehere me kundershtimin e prere ndonese te gjithe argumentet ishin mese te qarta.

Mashtrimi se kinse i gjithe ky konfrontim me boten perendimore eshte duke u bere kinse ne emer te luftes me Serbine do te kete pasoja te paparashikueshme per shtetin e Kosoves dhe politikanet nuk mund te arsyetohen se jane zenë ne befasi.

Ne fakt, jane bashkepjesemarres ne kete tallava politike e sjellje joshteterore.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco