Szunyog: Kërkuam nga kryetarët e komunave në veri që të mos bëjnë veprime që mund të përshkallëzojnë situatën

Szunyog: Kërkuam nga kryetarët e komunave në veri që të mos bëjnë veprime që mund të përshkallëzojnë situatën

14:43, 29/05/2023

Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka folur për takimin që e pati me ambasadorin e ShBA-së Jeffrey Hovenier dhe kryetarët e Zubin Potokut e Zveçanit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci.

Szunyog, përmes një shkrimi në Twitter, tha se i kërkuan kryetarëve veriorë të përmbahen dhe të mos bëjnë veprime që mund të përshkallëzojnë më tej situatën.

Ai tha se i vjen keq për kryetarin e Leposaviqit dhe atë të Mitrovicës së Veriut që nuk mundën t’i bashkoheshin në takim.

“I lumtur të pres në takim ambasadorin e ShBA-së në Kosovë dhe kryetarët e sapozgjedhur të komunës së Zveçanit Ilir Peci dhe Zubin Potokut Izmir Zeqiri sot në zyrën tonë, me të cilët diskutuam për zhvillimet aktuale në veri Kosovë. Ambasadori Hovenier dhe unë u bëmë thirrje dy kryetarëve të bashkive që të tregojnë përmbajtje dhe të mos përdorin veprime që mund të përshkallëzojnë më tej situatën. Më vjen keq që kryetarët e Leposaviqit dhe Mitrovicës së Veriut nuk mundën të na bashkohen”, ka shkruar Szunyog në Twitter.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco