Shefi i BE-së flet pas takimit me kryetarin e Zveçanit dhe Zubin Potokut, situata mos të përshkallëzohet

Shefi i BE-së flet pas takimit me kryetarin e Zveçanit dhe Zubin Potokut, situata mos të përshkallëzohet

14:31, 29/05/2023

Përfaqësuesi Special i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog ka thënë se sot bashkë me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier kanë pritur në zyrë dy kryetarët e komunave në veri, atë të Zveçanit dhe Zubin Potokut.

Szunyog përmes një postimi në Twitter ka njoftuar se me ta kanë diskutuar për zhvillimet aktuale në komunave veriore.

“I lumtur për të pritur në takim ambasadorin amerikan dhe kryetarët e sapozgjedhur të komunës së Zveçanit, z. Ilir Peci dhe Zubin Potok, z. Izmir Zeqiri sot në zyrën tonë, me të cilët diskutuam për zhvillimet aktuale në veri të Kosovës”, ka shkruar shefi i zyres së BE-sa.

Tutje ai ka thënë se së bashku me ambasadorin Hovenier u kanë bërë thirrje kryetarëve të komunave që të tregojnë përmbajtje dhe të mos përdorim veprime që mund të përshkallëzojnë situatën, ndërsa është shprehur me keqardhje për dy kryetarët e VV-së, që sipas tij nuk mundën t’i bashkohen takimit me ta.

“Ambasadori Hovenier dhe unë u bëmë thirrje dy kryetarëve të bashkive që të tregojnë përmbajtje dhe të mos përdorin veprime që mund të përshkallëzojnë më tej situatën. Më vjen keq që kryetarët e Leposaviqit dhe Mitrovicës së Veriut nuk mundën të na bashkohen”, ka shkruar tutje ai.

Ndërsa, ambasadori Hovenier pas takimit me dy kryetarët e komunave në veri, tha se situata atje është thellësisht shqetësuese.

Para mediave, Hovenier tha se me ta kanë diskutuar lidhur me detyrën e tyre, që t’u shërbejnë qytetarëve pa pasur nevojë për forcë.

“Qeveria e ShBA-së, por edhe ato të vendeve të QUINT-it, e kanë potencuar se sa e rëndësishme është që zyrtarët të hyjnë në institucionet shtetërore pa përdorimin e forcës. Ky mbetet ende qëndrimi ynë. Edhe me kryetarët e diskutuam se si mund ta kryejnë detyrën e tyre dhe t’u shërbejnë qytetarëve, sidomos pa pasur nevojë për forcë që të hyjnë në institucione”, tha amabasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco