Çitaku: Qasja avantureske e kombinuar me arrogancë mundet me na kushtu shtrenjtë

Çitaku: Qasja avantureske e kombinuar me arrogancë mundet me na kushtu shtrenjtë

13:33, 29/05/2023
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pasi dy kryetarët e VV-së në komunat në veri nuk ishin pjesë e takimit të ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier. Çitaku ka thënë se një gjë e tillë ndodhi pikërisht ku siç thotë ajo ishim dëshmitarë të pamjeve në veri, ku KFOR-i amerikan ishin bërë mur i gjallë në mes të turmave agresive dhe zyreve komunale. “Kryetarët e Komunave nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje refuzojnë takimin me Ambasadorin e SHBA dhe atë të B.E. Kjo në ditën kur të gjithë ishim dëshmitarë të pamjeve nga veriu i vendit, ku pjesëtarët e KFOR Amerikan ishin bërë murë i gjallë në mes turmave agresive dhe zyreve komunale”, ka shkruar fillimisht Çitaku në Facebook. Tutje ajo ka shkruar se duhet të ulen tensionet e duhet koordinuar hapat me aleatët tanë, ndërsa shton se qasja avantureske e Kurtit e kombinuar me arrogancë mund t’i kushtojë shtrenjtë vendit. “Ku jeni nisë more kështu?! Qetësojuni. Ulni tensionet. Uluni dhe koordinoni hapat me aleatët tanë. Nëse keni shqetësime a pakënaqësi, thuajeni në takim. Ndërkohë, qenka paralajmëruar që KM Kurti nesër do të jetë në Bratislavë në një panel me Lajcak, Gjukanovic, Petkov. Qasja avantureske e kombinuar me arrogancë mundet me na kushtu shtrenjtë”, shkruan nënkryetarja e PDK-së

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco