Rritja e inflacionit mund të çojë në rritjen e marrjes së barnave të jashtëligjshme

Rritja e inflacionit mund të çojë në rritjen e marrjes së barnave të jashtëligjshme

13:30, 23/02/2023 Nga A.Z

Çmimet në Kosovë janë rritur edhe në muajin janar, krahasuar me muajin dhjetor të vitit që shkoi.

Inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte 0.9% në muajin janar të këtij viti. Ndërkohë, norma vjetore e inflacionit e matur në muajin janar 2023 krahasuar me muajin janar 2022 ishte 12.1%, shkruan Syri.net Kosova.

Kjo rritje ka prekur shumë sfera në vend, duke filluar nga rritja e çmimit të produkteve ushqimore e deri te barnat.

Ani pse ShSKUK në një përgjigje për Syri.net Kosova ka mohuar faktin që rritja e inflacionit  ka ndikuar në furnizimin me barna në Institucionet Shëndetësore, qytetarët vazhdimisht bëjnë ankesa për mungesë të barnave.

'Nga rritja e inflacionit janë prekur më shumë gazrat medicinale dhe imunoglobulinat humane'

Sipas ShSKUK-së mangësitë e rritjes se inflacionit për barna janë te produkte gjenerale ne nivel global, pikërisht ajo rritje reflektohet edhe ne tregun në Kosovë.

‘Rritja e inflacionit nuk ka ndonjë ndryshim të shprehur në furnizimin me barna ne Institucionet shëndetësore.

Mangësitë e rritjes se inflacionit për barna janë kur kemi të bëjmë me produkte gjeneral ne nivel global pikërisht ajo rritje reflektohet edhe ne tregun në Kosovë’, thuhet në përgjigjen e ShSKUK-së.

ShSKUK thotë se nga rritja e inflacionit janë prekur me shume gazrat medicinale dhe imunoglobulinat humane.

Ndikimi i rritjes së inflacionit vërehet edhe në barnatoret private të Kosovës. Kështu ka thënë farmacistja, Laureta Berisha Kasumi, e cila sqaron haptazi se si pacientët shkojnë për të parë çmimet njëherazi dhe pastaj vendosin a ti marrin apo jo.

'Rritja e inflacionit mund të çojë në rritjen e marrjes së barnave të jashtëligjshme'

Berisha Kosumi thotë se shpesh herë pacientët ani pse e kanë të shkruar nga një firmë tjetër një ilaç ata zgjedhin alternativa më të lira të prodhuesve të ndryshme.

‘Rritja e inflacionit ka ndikuar shumë në furnizimin me barna te pacientët tanë. Madje, shumë prej tyre vijnë disa herë për të parë çmimin e barnave dhe pastaj vendosin nëse mund ti marrin ose jo. E marrë parasysh rritjen e inflacionit, qasja në trajtimet e sëmundjeve të ndryshme mund të jetë edhe më i vështirë. Në këto raste, ata mund të kërkojnë alternativa më të lira të prodhuesve të ndryshëm të licencuar në Kosovë, këso forme mund të marrin barna të njëjta tek të cilat dallon vetëm prodhuesi’, u shpreh ajo në një përgjigje për Syri.net Kosova.

Farmacistja paralajmëron se rritja e inflacionit mund të çojë në rritjen e marrjes së barnave të jashtëligjshme ose përdorimin e barnave në doza më të ulëta se sa ato të rekomanduara nga mjeku.

Sipas saj në inflacion janë prekur thuajse të gjitha barnat dhe suplementet, sidomos në terapitë kronike.

LEXO EDHE: Mungesa e barnave esenciale po detyron pacientët t'i blejnë vetë ato

Kujtojmë që që nga paslufta në Kosovë, asnjëherë spitalet publike në Kosovë nuk kanë arritur ta përmbushin listën esenciale të barnave 100 për qind. Si rrjedhojë, vazhdimisht ka pasur mungesë të tyre dhe pacientët detyrimisht janë obliguar që gjatë trajtimit t’i blejnë vetë ato.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco