Për Kurtin s’lëvizi nga vendi, por Rama kishte brofur në këmbë para Mitsotakis

Për Kurtin s’lëvizi nga vendi, por Rama kishte brofur në këmbë para Mitsotakis

12:44, 18/05/2024

Është bërë lajm përshëndetja mes kryeministrave të Kosovës e Shqipërisë, Albin Kurti dhe Edi Rama, gjatë një samiti në Mal të Zi. Ajo që ra në sy ishte sjellja e të dytit. Rama nuk lëvizi vendi, kur Kurti ia dha dorën. Sidoqoftë, kryeministri shtathedhur kishte shfaqur sjellje krejt tjetër para më pak se tre vjetëve me homologun grek, Kyriakos Mitsotakis. Kontrasti është verbues.

Ishte 1 shtatori i vitit 2021. Edi Rama po merrte pjesë në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni. I ulur në rreshtin e parë të ulëseve, me telefon në dorë, Rama u zu në një situatë paksa të sikletshme. Ishte periudha e pandemisë dhe ende përdoreshin maskat, sipas rekomandimeve të institucioneve shëndetësore.

Ramës i afrohet një figurë e rëndësishme dhe ia vë dorën mbi sup, por kryeministri shqiptar shtanget për një moment, duket se nuk e njeh për shkak të maskës në fytyrë. Megjithatë, në çastin që e merr vesh se kush po e përshëndet, pasi kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis e heq maskën, duke e parë hutinë e homologut shqiptar, Rama brof në këmbë menjëherë dhe e përshëndet ngrohtësisht kryeministrin grek, duke ia vënë për një çast dorën mbi krah.

Shikojeni videon nga minuta 1:44.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco