Shembet dheu, bllokohet rruga Gjakovë – Klinë

Shembet dheu, bllokohet rruga Gjakovë – Klinë

10:47, 18/05/2024

Rruga Gjakovë – Klinë është bllokuar për shkak të shembjes së dheut.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Rugova ka thënë se sasia e dheut të shembur është e madhe dhe se rruga vazhdon të jetë e bllokuar.

“Nga ora 1:00 pas mesnatës Policia është njoftuar se rruga Klinë-Gjakovë, saktësisht në Volljakë, ka shembje dheu. Njësitë kanë dalë aty. Rruga është e bllokuar për qarkullim. Kompania kontraktore për rregullim po bënë përpjekje për ta liruar”, ka thënë Rugova.

Mediat lokale në Klinë kanë publikuar disa fotografi ku shihet se asfalti është dëmtuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco