Ambasadori i SHBA-së, Hovenier, viziton kampin “Notting Hill” në veri të Kosovës

Ambasadori i SHBA-së, Hovenier, viziton kampin “Notting Hill” në veri të Kosovës

13:31, 18/05/2024
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier, ka takuar sot personelin amerikan të dislokuar me Komandën Rajonale në Lindje të Misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja, në kampin “Notting Hill”.

Ai shoqërohej nga Komandanti Rajonal i KFOR-it-Lindje, Kol. Jason Baker, i cili e informoi atë për kontributin e SHBA-së në aktivitetet e përditshme të KFOR-it në mbështetje të sigurisë së qëndrueshme në mbarë Kosovën, thuhet në një njoftim të KFOR-it.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco