Haradinaj: Kosova të hënën mund ta mbyll marrëveshjen me Serbinë, të kërkojë ndihmë financiare nga BE-ja

Haradinaj: Kosova të hënën mund ta mbyll marrëveshjen me Serbinë, të kërkojë ndihmë financiare nga BE-ja

11:14, 23/02/2023

Deputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë sot se është mjaft e arsyeshme që Kosova të kërkojë ndihmë financiare dhe ekonomike nga Bashkimi Evropian, për të zbatuar rendin dhe ligjin, si dhe zhvillimin ekonomik.

Me pranimin e planit të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, ai tha se Kosova ec përpara në aspektin e sigurisë.

Ai shprehet se Kosova mundet të hënën që ta mbyll marrëveshjen me Serbinë.

“Jo vetëm me dhanë sinjale pozitive, por me mbyll marrëveshjen. Pos aspektit të sigurisë që e kemi folur, Kosova mundet me shtu komponentin financiar dhe ekonomik”, tha ai në Kuvendin e Kosovë.

“Është momenti i duhur që qeveria t’i kërkojë BE-së që koston e mëtutjeshme, investimet, përkrahjet buxhetore, e gjithë ato që na nevojiten në veri, të të na ndihmojë BE-ja me financa e buxhet”, shtoi ligjvënësi opozitar.

“Kemi dëgjuar, kemi marrë vesh prej informacioneve të caktuara që Serbisë i janë alokuar disa pako e parashihet edhe pako të tjera financiare. Për pjesën që e zbaton Kosova, duhet t’i vijë buxhetit të Kosovës. BE-ja si palë që mban përgjegjësi për zbatim të marrëveshjes, duhet t’i jap përkrahje financiare dhe investime. Jam i bindur se kompanitë amerikane, edhe kompanitë evropiane, edhe qeveritë”, vijoi ish-kryeministri.

“E hëna, pos suksesit politik, e të sigurisë. mirë do të ishte ta kishte komponentin financiar e ekonomik”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco