Edhe pas 8 orësh vazhdon bastisja e ish-këshilltarit të Thaçit nga Specialja

Edhe pas 8 orësh vazhdon bastisja e ish-këshilltarit të Thaçit nga Specialja

17:07, 22/02/2023

Kanë kaluar më shumë se tetë orë që kur ka nisur bastisja e banesës së ish-këshilltarit, Adil Behramaj.

Edhe pas gjithë këtyre orëve Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe EULEX nuk kanë dhënë detaje në lidhje me këtë aksion.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk komenton hetimet e saj” – kanë thënë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Një bastisje e tillë po shihet si e paprecedent. Në afërsi të banesës së Behramajt gjenden forca të shumta të Policisë së EULEX dhe Policisë së Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco