'Ma gjallë, ma gjallë', Gjinovci kritikon aksionin e PSD-së

'Ma gjallë, ma gjallë', Gjinovci kritikon aksionin e PSD-së

12:10, 14/02/2023

Aktivisti Rron Gjinovci, nuk është pajtuar me aksionin e sotëm të PSD-së, e cila kritikon Qeverinë e Kosovës për mospunë gjatë këtyre dy viteve.

Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se nuk e ka kuptuar aksionin e PSD-së, përcjell Syri.net Kosova

“S'po di çka ka dashtë PSD ne thon me qita "sja ke bo vijë" 🤷‍♂️ Kjo shprehje s'ekziston. Ma gjallë, ma gjallë”, ka shkruar Gjinovci.

PSD-ja sot ka zhvilluar një aksion simbolik para Qeverisë së Kosovës.

Aktivistët e kësaj partie kanë vizatuar një vijë të verdhë në objektin e qeverisë, duke treguar se gjatë këtyre dy viteve, Qeveria Kurti “nuk ia kanë ba vijë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco