Bajrami: Po 'luftohet korrupsioni', 9 milionë euro i falen Ferronikelit

Bajrami: Po 'luftohet korrupsioni', 9 milionë euro i falen Ferronikelit

11:34, 14/02/2023

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar të martën ndaj një vendimi të Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM) për siç shkruan ajo “falja e mbi 9 milionë euro Ferronikelit, obligime këto ndaj shtetit rentë minerare”.

Deputetja Bajrami ka shkruar në Facebook se, qeveria e thirrur për luftimin e korrupsionit, nuk po e lufton këtë dukuri, transmeton Syri.net Kosova

“Po thonë po “luftohet korrupsioni”, që nja fakt tjetër qysh 51%-shi po lufton korrupsionin: Bordi Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, KPMM, i zgjedhur nga 51% me datë 6 dhjetor 2021, ka marrë vendim të i falë Ferronikelit (kompani kjo 100% private) 9,019,979.44 Euro obligime ndaj shtetit rentë minerare”, shkruan ajo.

KPMM-së me datë 31.05.2022 e ka njoftuar Ferronikelin për detyrimin prej 9,019,979.44 milionë euro për rentë minerare, mandej me datë 29.08.2022 pendohet dhe nxjerr një vendim tjetër për ta liruar Ferrronikelin nga ky obligim.

Për kundër këtyre fakteve, ajo thotë se Bordi i KPMM-së ende nuk është shkarkuar.

“Shkarkimi i këtij Bordi ishte në rend dite në seancën e 2 shkurtit, por u largu nga rendi i ditës për procedurë dhe për çudi në seancën e ardhshme nuk është në rend dite, d.m.th. përkundër fakteve të ditura ky bord vazhdon të jetë në dëtyrë me kompetenca të plota. Ky Bord sigurisht do të shkarkohet nga Kuvendi, por dëmi tashmë është bërë, tani shteti do të sorollatet nëpër gjykata duke kontestua vendimin e vet/Bordit të KPMM-së në favor të Ferronikelit. Garant komitetet e LVV-së, e cilësojnë këtë si ”luftë kundër korrupsionit””, shkruan Bajrami.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco