PSD: Për dy vite, Qeveria Kurti s’ka bërë asgjë

PSD: Për dy vite, Qeveria Kurti s’ka bërë asgjë

11:22, 14/02/2023

Partia Socialdemokrate (PSD) ka mbajtur një aksion simbolik në dyvjetorin e Qeverisë Kurti II.

PSD, ka thënë se për dy vite Qeveria nuk bërë asgjë.

“Rrahje gjoksi e rritje e mendjes; shumë fjalë, shumë numra, shumë shifra. Para dy vjetëve na thanë se ndodhi diçka e madhe, e jashtëzakonshme. A e dini çfarë ndodhi para dy vjetëve? Bash asgjë”, thotë PSD.

Sipas tyre Qeveria Kurti nuk ka pasur program transformues.

“Sot është 14 shkurti. Sot kalon gjysmë mandati i kësaj qeverie. Kjo Qeveri nuk e ka pasur programin transformues. Edhe sikur ta zbatonte s’do të bëhej nami. Problemi është që këta as nuk kanë filluar. Nuk ia kanë ba vijë”, thuhet në komunikatë.

PSD, ka publikuar premtimet e Qeverisë Kurti, të cilat thotë se nuk i ka realizuar.

“I kanë premtuar 160 çerdhe të reja. Nuk është asnjë. Nuk ia kanë ba vijë.

I kanë premtuar 2000 banesa për çifte të reja. Nuk kemi as gurthemel. Nuk ia kanë ba vijë.

Kanë premtuar pesëfishimin e numrit të inspektorëve të punës. Nuk ia kanë ba vijë.

Kanë premtuar rregullim të shëndetësisë.

Kanë thënë s’do të ketë mungesë barnash, dhe do të fillojnë sigurimet shëndetësore.

Nuk ia kanë ba vijë. Gjendja është veç më e rëndë”, ka thënë PSD.

“Për ditën e dashurisë, për ata që dashurinë e dinë si ngjarje, ngjarja përcjellët me konsekuenca, ajo e ka subjektin e vet besnik. Kurrgjë ma keq s’ka mundur t’i ndodhë ditës së dashurisë se sa ky shpërfytyrim kolosal, kjo gënjeshtër e madhe”, thuhet në fund.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco