Spitalet në Kosovë ballafaqohen me mungesa të mëdha, e thotë edhe ministri Vitia

Spitalet në Kosovë ballafaqohen me mungesa të mëdha, e thotë edhe ministri Vitia

11:20, 14/02/2023

Sektori i shëndetësisë kosovare ballafaqohet me mungesa të mëdha. Për këtë qëllim nga Komisioni për Shëndetësi është ftuar ministri i shëndetësisë, Arben Vitia që të raportojë në këtë komision.

Vitia në fjalën e tij në këtë komision ka pranuar se spitalet kosovare ballafaqohen me mungesa të mëdha.

“Jam i vetëdijshëm që ka shumë mungesa në kushtet bazike në spitalet tona, dhe për këtë në pjesën më ta madhe të kohës vëmendja është tek trajnimi shëndetësorë bazik dhe vështirësitë e furnizimit në kohë me barna dhe material shpenzues”, tha Vitia.

“Urgjencat prioritare dhe operative: sigurimi në sektorin publik i profesionistëve mjekësor në fushat deficitare, zvogëlimi i listës së pritjes në nivelin terciar, ndërhyrjet emergjente në infrastrukturën spitalore dhe shtimin e një grupi të pajisjeve mjekësore brenda sektorit publik që ulin shpenzimet e pacienteve, vendosja e standardeve për procedurat e pranimit të pacientëve, kontrolli i sigurisë së barnave përfshirë edhe kontrollin e tregut, hapja e konkursit të ri me standarde të reja për specializantët, lista esenciale e re barnave miratimi dhe furnizimi sipas saj, koordinimi sistematik me nivelin komunal dhe furnizimi të plotë të QKMF-ve etj”, tha ministri.

“..reformimi dhe forcimi i inspektorëve shëndetësorë përfshirë edhe ligjin e ri për ta, forcimi menagjerial SHSKUK-së, administrimi dhe strukturimi i drejtimit të QKUK-së, përmirësimi i shërbimeve, forcimi i rolit të agjencisë për produkte dhe pajisje medicionale përfshirë ligji i ri për barna dhe pajisje medicionale…”

Ministri theksoi se këto veprime e masa të planifikuara presin që të japin rezultatet e para në gjashtë mujorin e këtij viti.

“Masat e tjera janë ato që mund të quhen të domosdoshme, janë masat antikorrupison. Procesi i shpenzimit të buxhetit dhe atij të prokurimit në MSH dhe SHSKUK do të kaloj në platformën e transparencës radikale. Ka nevojë që çdo shpenzim të shihet nga publiku. Buxheti është rritur dhe duhet të rritet edhe llogaridhënia”, tha Vitia.

Vitia bëri të ditur gjithashtu se gjatë këtij viti pritet të hapet edhe konkursi për specializime të reja në disa fusha të caktuara ku është vërejtur që ka mungesa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco