Abdullahu i PDK-së akuzon Kurtin se po gënjen

Abdullahu i PDK-së akuzon Kurtin se po gënjen

11:10, 14/02/2023

Zëdhënësi i PDK-së, Faton Adullahu, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka të pamundur që të jetë i sinqertë.

Ai ka treguar disa arsye, sipas tij, pse Kurti nuk është i sinqertë as ndaj qytetarëve si dhe ndaj vetes së tij, përcjell Syri.net Kosova

“E kaluara e tij është bërë mjegull çorientuese në rrugëtimin e tij politik aktual, sidomos në përballje me Serbinë. Këtë nuk ja kemi borxh askush, më së paku votuesit e tij”, ka shkruar ai ndër të tjera në Facebook.

Shkrimi i plotë:

Pse Kurti sot nuk është i sinqert ?

Kurti e ka të pamundur të jetë i sinqertë me të tjerët. Ai nuk po është i sinqertë, as me qytetarët, as opozitën, as me OJQ-të, as me t'vetit. Pse ? Sepse tash sa kohë e ka zënë veten në pushtet si rrenc në raport me veten e tij dje në opozitë. Ai sot nuk është i sinqertë as me veten e tij. Prandaj, sidomos në dialog me Serbinë, është me dy mendje, i pasaktë dhe konfuz, sepse nuk e ka të qartë kah të orientohet. E kaluara e tij është bërë mjegull çorientuese në rrugëtimin e tij politik aktual, sidomos në përballje me Serbinë. Këtë nuk ja kemi borxh askush, më së paku votuesit e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco