Përzihet sërish Rusia, thotë se Perëndimi po i bën presion Serbisë të na vendos sanksione

Përzihet sërish Rusia, thotë se Perëndimi po i bën presion Serbisë të na vendos sanksione

10:47, 14/02/2023

Pas fillimit të luftës nga ana e Rusisë në Ukrainë, shumë vende i kanë vendosur sanksione shtetit të Vladimir Putinit. Ditëve të fundit Rusia është në panik se sanksione mund t’i vendosen edhe nga shteti i Serbisë.

“Qëllimi i Uashingtonit dhe Brukselit në marrëdhëniet me Serbinë është të thyejnë vullnetin politik të lidershipit serb dhe ta detyrojnë atë të vendos sanksione kundër Rusisë”. Kështu ka deklaruar zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Maria Zakharova.

Zakharova ka theksuar se Perëndimi është duke bërë presion të ashpër ndaj Serbisë për ta tërhequr në frontin anti-rus.

“Qëllimi i tyre nuk është të stabilizojë rajonin, por të thyejnë vullnetin politik të lidershipit serb dhe ta detyrojnë atë t’i bashkohet regjimit të sanksioneve kundër Rusisë”, deklaroi zëdhënësja ruse.

Ajo e quajti spekulim historinë se Rusia po i bën presion Beogradit. Po ashtu, ajo shtoi se politika ruse ndaj Serbisë e cila për vite ka qenë nën presion të vazhdueshëm nga perëndimi mbetet e pandryshuar.

Zakharova përmendi edhe Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë. Ajo tha se kjo marrëveshje duhet të zbatohet me kompetenca ekzekutive.

“Ne mbështesim vazhdimisht Beogradin i cili qëndron për sovranitet dhe integritet territorial në luftën për mbrojtjen e Kosovës. Ne insistojmë që problemi i Kosovës të zgjidhet në bazë të së drejtës ndërkombëtare në kuadër të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, përfundoi Zakharova. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco