Lirohen nga akuza tetë të akuzuarit për mashtrime me subvencione

Lirohen nga akuza tetë të akuzuarit për mashtrime me subvencione

10:16, 14/02/2023

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj tetë të akuzuarve për mashtrim me subvencione.

Aktgjykimi ndaj të akuzuarve u shpall të martën, nga gjykatësi Adnan Kamberi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas aktgjykimit, të akuzuarit u liruan nga akuza sepse nuk është provuar se kanë kryer veprën penale për të cilën janë ngarkuar, ndërsa traktori i sekuestruar përkohësisht i kthehet të akuzuarit Berisha.

Gjykatësi Kamberi ka thënë se shpenzimet e procedurës bien në barrë të gjykatës, kurse kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditësh pas pranimit të të njëjtit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco